Një incident i pazakontë ka ndodhur brenda ambienteve spitali, ku dy mjekë dyshohet se janë përplasur fizikisht pranë ashensorit, pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishte nisur që nga java e kaluar.
Sipas burimeve brenda institucionit shëndetësor, konflikti kishte filluar si debat profesional, por tensionet janë përshkallëzuar në momentin kur të dy mjekët janë takuar rastësisht pranë liftit. Aty dyshohet se ka pasur shtyrje dhe kapje fizike mes tyre.
Stafi ndërhyri menjëherë për të ndalur situatën, ndërsa drejtoria e spitalit ka nisur procedurat e brendshme disiplinore për sqarimin e plotë të rastit.
Autoritetet përkatëse kanë hapur hetime për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të verifikuar nëse rasti do të trajtohet edhe në aspektin penal.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për klimën e punës brenda institucionit dhe menaxhimin e konflikteve profesionale.
