Friday, June 19, 2026
HomeLajmeDokumente, armë dhe para të konfiskuara gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Dokumente, armë dhe para të konfiskuara gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Prizren – Një aksion i zhvilluar nga Policia e Kosovës, me urdhrin e Prokurorisë Speciale, ka përfunduar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e disa provave materiale në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni”.

Gjatë bastisjeve në banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në ndërmarrje publike dhe një biznes privat, janë konfiskuar:

  • Dokumente dhe kontrata të lidhura me rastin
  • Një armë e gjatë me karikator dhe 20 fishekë
  • Dy laptop
  • Para dhe dëshmi të tjera relevante për hetimet

Dy të arrestuarit janë identifikuar si A.G. dhe R.Z. Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje nga prokurori.

  • A.G dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
  • R.Z dyshohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik sipas nenit 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments