Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që ka sulmuar një polic ndërsa ndodhej nën ndikimin e alkoolit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, raporton policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë thirrje për respektim të ligjit dhe bashkëpunim me autoritetet në raste të tilla.
