Monday, August 3, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreNjë grua sulmohet fizikisht në mes të rrugës në Fushë Kosovë

Një grua sulmohet fizikisht në mes të rrugës në Fushë Kosovë

Një rast i dhunës fizike është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dyshohet se është sulmuar në mes të rrugës nga një burrë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli”, ku viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shpallur në kërkim dhe se po ndërmerren veprime intensive për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments