Saturday, April 18, 2026
HomeShendetesi & ShoqeriPublikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barnatoren Qendrore të QKUK/...

Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barnatoren Qendrore të QKUK/ ShSKUK

Prishtinë, 28 janar 2026 – Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK-së si dhe në klinikat përkatëse të këtij institucioni.

Në njoftimin e bërë publik përmes rrjeteve sociale, ShSKUK njofton se stoku farmaceutik përditësohet fillimisht në baza mujore, ndërsa aktualisht po punon që përditësimi të bëhet në baza javore, sapo të krijohen kushtet teknike. Ky hap synon rritjen e transparencës dhe informimin e saktë të publikut për disponueshmërinë e barnave dhe materialit medicinal.

Qytetarët dhe institucionet përkatëse mund të aksesojnë listat e barnave dhe materialit medicinal përmes linkut zyrtar të ShSKUK-së, ku janë publikuar të gjitha detajet e nevojshme për stoqet aktuale në Barnatoren Qendrore dhe klinikat e QKUK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments