Friday, June 19, 2026
HomeLajmeVendimi i Kushtetueses për Rashiqin, Basha: Ka shkelje dhe gabime thelbësore

Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, Basha: Ka shkelje dhe gabime thelbësore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit, duke e cilësuar aktgjykimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar kompetencat e saj, duke interpretuar Rregulloren e Kuvendit, për të cilën – sipas tij – interpretimi përfundimtar i takon Kryetarit të Kuvendit gjatë seancave plenare.

Ai ka sqaruar se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar Nenad Rashiqin për tri herë radhazi, gjë që përbën refuzim formal të propozimit. Sipas Bashës, kjo situatë e ka detyruar atë të aktivizojë nenin përkatës të Rregullores, i cili parashikon procedurën e shortit në rast mospropozimi.

Basha ka theksuar se veprimet e tij kanë qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke shtuar se zgjedhja e Rashiqit me 71 vota “për” ka qenë legjitime dhe kushtetuese.

Në përfundim, ai i ka cilësuar pretendimet e Gjykatës Kushtetuese si të pabazuara dhe ka insistuar se vendimi i Kuvendit nuk ka shkelur asnjë normë kushtetuese.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments