Dy mësimdhënës të një shkolle të mesme në Ferizaj janë përfshirë në një përleshje fizike mëngjesin e së enjtes, raporton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve. Të dy të dyshuarit janë identifikuar si Y.T., profesor i sociologjisë, dhe A.H., gjithashtu mësimdhënës i së njëjtës lëndë.
Sipas raportit të Policisë, situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. Të dyja palët janë paraqitur vullnetarisht në stacion policor, ku janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
