Tuesday, September 22, 2026
HomeHulumtime“Dallaveret” me vota, hetime nisën edhe në Gjilan dhe komuna të tjera

“Dallaveret” me vota, hetime nisën edhe në Gjilan dhe komuna të tjera

Gjilan, 3 shkurt 2026 – Hetimet për dyshimet e keqpërdorimeve të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit kanë përfshirë tashmë edhe komunën e Gjilanit. Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, konfirmoi se procesi i intervistimit është në zhvillim e sipër, por nuk dha detaje të tjera për rastin.

“Jemi në procesin e intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha shkurt Kadriu.

Më herët, Prizreni, Mitrovica dhe Malisheva raportuan për arrestime dhe ndalime të komisionerëve të dyshuar për manipulime me vota. Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë dhe Obiliq.

Hetimet pritet të vazhdojnë në të gjitha komunat ku ka dyshime për manipulime, ndërsa autoritetet e drejtësisë paralajmërojnë se nuk do të tolerohen shkelje të ligjit zgjedhor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments