Friday, April 17, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreKosovë: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente trafiku që nga...

Kosovë: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente trafiku që nga viti 2000

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në prezantimin e punës vjetore të Policisë rajonale të Prishtinës, bëri të ditur se që nga viti 2000, mbi 3,111 persona kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës.

Hoxha theksoi se numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje, duke kaluar mbi 100 vdekje në vitin e fundit, krahasuar me 89 në 2024. Ai shtoi se për përmirësimin e sigurisë rrugore, policia ka nevojë për mbështetje nga komunat, Ministria e Infrastrukturës dhe vetëdijesimi i qytetarëve, si dhe kontroll më të shtuar në rrugë.

Mes faktorëve që ndikojnë në rritjen e aksidenteve, Hoxha përmendi edhe numrin e madh të vizitorëve që kanë shkuar në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments