Mitrovicë e Jugut, 4 shkurt 2026 – Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë arrestuar gjatë natës tre persona të dyshuar për veprën penale të lidhur me narkotikët.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit akuzohen për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Arrestimi u realizua në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale 40.84 gram.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së.
Burimi: Policia e Kosovës
