Sunday, September 20, 2026
HomeJo te kategorizuaraE rëndë në Deçan: Djali dyshohet se goditi babain me sëpatë

E rëndë në Deçan: Djali dyshohet se goditi babain me sëpatë

DEÇAN – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Deçanit mesditën e së enjtes, ku dyshohet se një djalë ka goditur babanë e tij me sëpatë. Viktima ka pësuar lëndime serioze dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, për t’u dërguar më pas për trajtim të mëtejshëm në Pejë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve rajonale për krime serioze, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit. Deri tani nuk ka persona të arrestuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments