Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeDosjet sekrete të Epstein tronditin Hollywood-in: Emra të mëdhenj dalin në skenë

Dosjet sekrete të Epstein tronditin Hollywood-in: Emra të mëdhenj dalin në skenë

Publikimi i dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka shkaktuar një valë tronditjeje në botën e artit dhe showbiz-it ndërkombëtar, duke vënë në qendër të vëmendjes disa nga emrat më të njohur të muzikës dhe kinemasë.

Sipas dokumenteve të publikuara, figura të famshme përmenden në email-e, komunikime dhe fotografi që lidhen me rrjetin shoqëror të Epsteinit, i cili ishte dënuar për krime të rënda. Edhe pse përmendja e një emri nuk nënkupton automatikisht përfshirje apo fajësi, zbulimet kanë ngritur pikëpyetje serioze dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në imazhin publik të disa personazheve.

Një nga emrat më të komentuar është Jay Z, i cili përmendet në dëshminë e një viktime anonime. Pas publikimit të dokumenteve, vëmendja mediatike u rrit ndjeshëm, ndërsa u vu re edhe mungesa e çiftit Jay Z – Beyoncé në ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve Grammy, çka nxiti spekulime të shumta në rrjete sociale. Brenda pak orësh, profilet e tyre pësuan rënie të ndjeshme të ndjekësve.

Në dosje përmendet gjithashtu edhe Leonardo DiCaprio, emri i të cilit shfaqet disa herë në komunikime të brendshme të Epsteinit me persona të tjerë me ndikim. Megjithatë, burime pranë aktorit kanë theksuar se DiCaprio nuk ka pasur kontakte direkte me Epsteinin dhe nuk ka qenë i informuar për aktivitetet e tij kriminale.

Edhe George Clooney përmendet në disa shkëmbime mesazhesh, në kontekst bisedash private mes Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij, pa ndonjë provë që e lidh aktorin me veprime të paligjshme.

Mes emrave të tjerë që shfaqen në dosje janë Mick Jagger, i cili shihet në një fotografi me Epstein dhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton, si dhe figura të tjera të njohura të industrisë së argëtimit. Përmenden gjithashtu Michael Jackson dhe Kevin Spacey, ky i fundit tashmë i përfshirë në polemika të mëparshme që i kushtuan rëndë karrierën.

Zbulimet e fundit po konsiderohen si një nga tronditjet më të mëdha në historinë e showbiz-it, duke rikthyer debatin mbi lidhjet e errëta mes pushtetit, famës dhe abuzimit, si dhe duke rritur presionin për transparencë të plotë nga autoritetet amerikane.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments