Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani ka shpërndarë një reagim prekës në rrjetet sociale. Ajo publikoi një mesazh mbështetës nga Yll Dreshaj, ish-banor i “Ferma VIP”, i cili e përgëzon për vendimin e saj dhe e vlerëson për maturinë dhe forcën e treguar gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ylli shkruan se Alba përballoi manipulime dhe sfida të shumta, duke theksuar se zgjedhja e saj ishte “vendimi më i duhur i jetës së saj”. Ai e përshkruan Albën si “kryevepra dhe kryefjala e këtij Big Brother”, duke i dhënë asaj një vend të veçantë në zemrat e fansave.
Reagimi i Albës ka marrë mbështetje të menjëhershme nga ndjekësit, të cilët e vlerësojnë vendimin e saj të guximshëm dhe sinqeritetin që tregoi gjatë spektaklit.

