Friday, June 19, 2026
HomeLajmeVdes vokalisti i “3 Doors Down”, Brad Arnold, në moshën 47-vjeçare

Vdes vokalisti i “3 Doors Down”, Brad Arnold, në moshën 47-vjeçare

Brad Arnold, vokalisti kryesor, bateristi dhe anëtari themelues i grupit rock “3 Doors Down”, ka vdekur në moshën 47-vjeçare. Ai ndërroi jetë të shtunën në gjumë pas një beteje me kancer, i rrethuar nga familja e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë grupi përmes rrjeteve sociale zyrtare, duke theksuar kontributin e Arnoldit në formësimin e rock-ut modern. Ai ishte i njohur për bashkimin e stilit post-grunge me këngë emocionale dhe tekste që lidhnin me një publik të gjerë. Hitet e tij, përfshirë “Kryptonite”, i shkruan që në moshën 15-vjeç.

Në maj të vitit 2025, Arnold zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të veshkave në fazë të katërt dhe paralajmëroi se do të detyrohej të anulonte turneun e verës, duke kërkuar falje nga fansat. Largimi i tij lë një boshllëk të madh në skenën rock dhe në zemrat e fansave ndërkombëtarë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments