Në një zhvillim të ri në Hagë, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryeprokurorja Kimberly West gjatë seancës së fjalëve përfundimtare theksoi se kërkesa e ZPS-së nuk synon shtabin e përgjithshëm, por individët e përfshirë në aktakuzë. Ajo deklaroi:
“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej tyre. Këto krime janë krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe janë të rënda në natyrë. Këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës dhe mbeten shumë të rënda.”
Ky hap i ZPS-së vjen pas viteve të hetimeve dhe procesit gjyqësor që përqendrohet te përgjegjësia individuale për krimet e pretenduara gjatë luftës në Kosovë.
