Thursday, June 18, 2026
HomeJo te kategorizuaraRritet hyrja (barriera hyrëse) tek Qkuk nga 0,50 cent sa ishte dikur...

Rritet hyrja (barriera hyrëse) tek Qkuk nga 0,50 cent sa ishte dikur bëhet e paperballueshme për pacient.

mimi i hyrjes në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pësuar rritje, duke kaluar nga 50 cent në 1 euro.

Ky ndryshim ka hyrë në fuqi së fundmi dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët frekuentojnë çdo ditë spitalin më të madh publik në vend, qoftë për vizita mjekësore, analiza laboratorike apo për të vizituar familjarët e hospitalizuar.

Shumë qytetarë shprehen se rritja, edhe pse në vlerë jo shumë të madhe, për familjet që detyrohen të hyjnë disa herë gjatë ditës në QKUK, përbën një barrë shtesë financiare.

Deri më tani nuk ka pasur një njoftim të detajuar publik lidhur me arsyet e rritjes së çmimit, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse.

Novaflash.info do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments