Monday, September 21, 2026
HomeKronike e zezeGjendet pa shenja jete një 18-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një 18-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete.

Sipas burimeve të informacionit, viktima është rreth 18 vjeç. Rrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar plotësisht, por dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë kryer procedurat fillestare hetimore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore, me qëllim të konfirmimit të shkaqeve të vdekjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa familjarët janë njoftuar për rastin. Hetimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments