Një nga çiftet më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut me lidhjen e tyre.
Dyshja po kalon momente të lumtura së bashku, duke ndarë shpesh pamje nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale dhe duke treguar se marrëdhënia e tyre po forcohet dita-ditës.
Në postimet e fundit të publikuara nga Gimbo në Instastory, ata shihen duke kaluar një mbrëmje të qetë në Istog, ku Selina duket e relaksuar dhe me stil të veçantë, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Çifti vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, ku çdo paraqitje e tyre kthehet shpejt në temë diskutimi mes fansave.
