Thursday, July 30, 2026
HomeShendetesi & ShoqeriIKShPK alarmon: 47 raste me fruth në Kosovë që nga prilli –...

IKShPK alarmon: 47 raste me fruth në Kosovë që nga prilli – Prishtina dhe Ferizaj më të prekura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se në vend janë regjistruar 47 raste të konfirmuara me fruth, në periudhën nga 16 prilli deri më 29 qershor 2026.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga institucioni, situata epidemiologjike kërkon vëmendje të shtuar, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë kalendarin e vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin e fëmijëve.

Prishtina dhe Ferizaj më të prekura

Të dhënat tregojnë se rastet janë shpërndarë në disa komuna të Kosovës, por më së shumti janë regjistruar në:

  • Prishtinë – 14 raste
  • Ferizaj – 12 raste
  • Kaçanik – 6 raste
  • Fushë-Kosovë – 3 raste

Ndërkohë, Lipjani, Vushtrria, Shtimja dhe Obiliqi kanë raportuar nga 2 raste secila, ndërsa nga 1 rast është konfirmuar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK: Kujdes me simptomat

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore nëse shfaqin simptoma të dyshimta.

Në njoftim theksohet se simptomat kryesore të fruthit përfshijnë:

  • temperaturë të lartë
  • skuqje dhe ndryshime në lëkurë
  • kollë dhe rrufë
  • konjuktivit (skuqje e syve)

Autoritetet shëndetësore theksojnë se diagnostikimi i hershëm dhe vaksinimi janë çelës për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments