Thursday, July 30, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimVjedhje brenda spitalit Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

Vjedhje brenda spitalit Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut, pacientes i marrin kuletën me para, dokumente dhe kartelë bankare

Një rast vjedhjeje është raportuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku një paciente dyshohet se ka mbetur pa kuletën e saj, në të cilën ndodheshin para, dokumente personale dhe një kartelë bankare.

Sipas informacioneve, viktima, një grua rreth 63-vjeçare, kishte shkuar së bashku me bashkëshortin e saj për një kontroll mjekësor në repartin e Psikiatrisë.

Ajo ka deklaruar se, gjatë kohës që ndodhej në ordinancë për kontroll, kishte lënë çantën e dorës në korridor. Kur është kthyer pas përfundimit të kontrollit, ka vërejtur se portofoli i saj mungonte.

Sipas kallëzimit të bërë në polici, në kuletë ndodheshin rreth 5 mijë dinarë serbë, letërnjoftimi i Republikës së Kosovës, letërnjoftimi i Serbisë, si dhe një kartelë bankare e Postanska Štedionica.

Policia ka intervistuar viktimën dhe bashkëshortin e saj, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Vjedhje”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personit ose personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments