Aksident i rëndë në qendër të Malishevës – Përfshihen disa vetura!
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Malishevës, ku raportohet se janë përfshirë disa vetura.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë përplasjen, ndërsa incidenti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe ka ndikuar edhe në qarkullimin e automjeteve në këtë pjesë të qytetit.
🚨 Ekipet përkatëse pritet të dalin në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me gjendjen e personave të përfshirë në aksident.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe cilat kanë qenë rrethanat që çuan deri te përplasja.
Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rastin.
NovaFlash do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.
