Naser Rafuna kërkon “fytyra të rrezikshme” për serialin: “Na vyjnë do mafioza” 😂🔥
Aktori i njohur kosovar Naser Rafuna ka bërë një thirrje interesante për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Rafuna ka treguar se i duhen 5 apo 6 persona/statistë për të marrë pjesë në një skenë të një seriali, ku kërkohen persona që mund të përshtaten me role të “rrezikshme”.
😂 Sipas tij, bëhet fjalë për role që lidhen me mafia, ndaj ka kërkuar edhe me humor “do fytyra të rrezikshme”.
“Po më duhet nja 5 apo 6 persona/statistë për me lujt një skenë me mu në një serial. Kush menon që mundet me lujt, bujrum. Na vyjnë do fytyra të rrezikshme sepse janë role mafiashash.” 😆👏❤️
📅 Xhirimet janë planifikuar për të shtunën, 5 shtator.
Të gjithë të interesuarit që mendojnë se mund t’i përshtaten roleve janë ftuar t’i shkruajnë Rafunës në inbox.
🎬 Një mundësi interesante për ata që duan të provojnë veten para kamerave, ndërsa mënyra humoristike e Rafunës për ta bërë thirrjen ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
NovaFlash – showbiz, kulturë dhe personazhet më të komentuar.
