Një person u plagos sot nga arma e zjarrit në fshatin Sharban të Prishtinës, rreth orës 14:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe njësitë policore po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Pas raportimeve fillestare që sugjeronin se i plagosuri mund të ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Demos” kontaktoi Ministrinë e Mbrojtjes për sqarim.
Nga Ministria e Mbrojtjes thanë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Policia lidhur me këtë rast. “Zyrtarisht nuk kemi informacion nga Policia, prandaj nuk mund të konfirmojmë nëse ndonjë pjesëtar i FSK-së është i përfshirë,” deklaruan ata.
