Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Vendimi u mor me dy vota për, dy kundër dhe shtatë absentime.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja serbe votuan për certifikimin e Listës Serbe, ndërsa dy anëtarët nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër. Anëtarët nga partitë e tjera abstenuan, duke lënë procesin në një pikë të paqartë për pjesëmarrjen e kësaj liste në zgjedhje.
Vendimi vjen në një kohë kur koalicioni i Listës Serbe po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa tensionet politike mes komuniteteve vazhdojnë të jenë të larta.
Burimi: KQZ
