Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeEugen Cakolli analizon ndarjen e mandateve: Votat me kusht bëjnë diferencën

Eugen Cakolli analizon ndarjen e mandateve: Votat me kusht bëjnë diferencën

Sipas Eugen Cakolli, votat me kusht kanë qenë faktori kyç që ka lëkundur ndarjen e mandateve në zgjedhjet e fundit. Në këtë segment, PDK performoi dukshëm më mirë se LDK, duke marrë gati dyfish më shumë vota, ndërsa LVV arriti të qëndrojë pak mbi përqindjen e saj në votat vendore. Rrjedhimisht, balanca e mandateve mbetet shumë e brishtë.

Dallimi mes koeficientëve për ndarjen e mandateve (LVV 57 – PDK 23 – LDK 15) është vetëm rreth 10 pikë mes secilës parti, që në praktikë përkthehet në vetëm disa qindra vota neto diferencë në nivel kombëtar – të cilat kanë përcaktuar edhe ndarjen përfundimtare të mandateve.

Me rreth 14 mijë vota me postë ende për t’u numëruar, mandati i fundit i të trija partive mbetet ende në lojë. Brenda këtij konfigurimi, ndryshimet më të mundshme janë midis PDK-së dhe LDK-së, veçanërisht nëse trendi i deritanishëm i votave me postë vazhdon. Kjo mund t’i rikthejë LDK-së mandatin e 15-të, ndërsa PDK do të zbriste në 22 mandate.

Në anën tjetër, LVV e ka të vështirë të arrijë mandatin e 58-të, përveç nëse realizon një performancë edhe më të lartë se ajo paraprake – konkretisht, rreth ose mbi 80% të votave me postë, krahasuar me 72% që kishte deri më tani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments