Saturday, April 18, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimKosova një nga vendet më të sigurta në botë sipas Normandy Index...

Kosova një nga vendet më të sigurta në botë sipas Normandy Index 2025

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet e 13-ta në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë, dhe e parë në Ballkanin Perëndimor për Siguri Strategjike.

Indeksi vlerëson vendet në bazë të disa fushave kyçe, përfshirë:

  • stabilitetin politik dhe institucional,
  • sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik,
  • reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja,
  • rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare,
  • kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike.

Ky vlerësim pozicionon Kosovën në mesin e 10% vendeve më të sigurta në botë, duke reflektuar progresin, stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Ky rezultat ndërkombëtar tregon për kontributin e institucioneve dhe orientimin e vendit drejt sigurisë dhe demokracisë, duke e vendosur Kosovën si një shembull pozitiv në rajon.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments