Një banore e re i është bashkuar sonte konkurrentëve të Big Brother VIP Albania 5. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Krusita, e cila ishte pjesëmarrëse në festivalin Kënga Magjike më 2018-ën.
Prej sot, ajo garon për çmimin e madh të BBV5 dhe pritet të sjellë energji dhe talent muzikor në shtëpinë më të famshme të reality show-t shqiptar. Krusita është e njohur për hitin e saj “Akull”, të përformuar në Këngën Magjike, që i ka siguruar një vend të veçantë në skenën muzikore shqiptare.
Për më shumë detaje dhe momentet e para të saj në BBVA5, ndiqni BBV.
