Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me sigurinë e ujit të pijshëm, duke njoftuar se situata vazhdon të monitorohet në vazhdimësi në të gjitha rajonet e vendit.
Përmes një njoftimi zyrtar, IKSHPK ka bërë të ditur se në disa zona të caktuara uji nuk rekomandohet për konsum, për shkak të rezultateve të fundit nga analizat laboratorike.
Sipas këtij njoftimi, zonat problematike janë:
Rajoni i Prishtinës:
- Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
- Vragoli
Rajoni i Gjilanit:
- Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2
- Bahqja
- Fshati Berivojcë
Rajoni i Pejës:
- Klinë – rrjeti nga puset
- Klinë – rrjeti nga burimi Jarinë
Rajoni i Gjakovës:
- Burimet – Hoçë e Madhe
- Opterushë
- Zaqishtë
Rajoni i Prizrenit:
- Malishevë
IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që në këto zona të mos e përdorin ujin për pije, derisa të jepen njoftime të reja dhe të përmirësohet cilësia e tij.
Instituti thekson se monitorimi do të vazhdojë rregullisht dhe çdo ndryshim në situatë do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.
