Monday, April 20, 2026
HomeSportiAgim Ademi përfundon vizitat te klubet e Kosovës, mes motivimit dhe pasionit...

Agim Ademi përfundon vizitat te klubet e Kosovës, mes motivimit dhe pasionit për të ardhmen e futbollit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka përmbyllur një seri vizitash te klubet tona që veprojnë në Turqi, duke zhvilluar takime me drejtuesit dhe lojtarët e FC Ferizaj, FC Vushtrria dhe FC Dukagjini.

Tri klube, tri histori të ndryshme, por një qëllim i përbashkët: puna, përkushtimi dhe besimi në të ardhmen e futbollit kosovar. Gjatë vizitave, Ademi u njoh nga afër me përgatitjet e secilës skuadër, duke vënë re profesionalizmin e stafit teknik dhe etjen e lojtarëve për sukses.

“Çdo stërvitje qëndron pas një organizimi të mirë, pas një përkushtimi që rritet çdo ditë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është dëshira e madhe e lojtarëve për të dhënë maksimumin,” ka thënë Ademi.

Ai gjithashtu i ka përgëzuar klubet për punën e deritanishme dhe i ka motivuar të vazhdojnë këtë rrugë me pasion dhe përkushtim. “Futbolli nuk është vetëm loja në fushë, por edhe puna e palodhur në zhveshtore dhe besimi i atyre që nuk dorëzohen. E ardhmja ndërtohet sot,” ka shtuar ai.

Vizitat e presidentit Ademi nënvizojnë rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për klubet dhe investimin në talentet e reja, duke synuar ngritjen e nivelit të futbollit kosovar dhe krijimin e një brezi të ardhshëm që do të përfaqësojë vendin me krenari.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments