Monday, September 21, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimPërmbyllet rinumërimi në 25 komuna, mbi 70 për qind e vendvotimeve tashmë...

Përmbyllet rinumërimi në 25 komuna, mbi 70 për qind e vendvotimeve tashmë të verifikuara

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në 25 komuna, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë rinumëruar mbi 70 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, konkretisht 1,804 nga gjithsej 2,557 vendvotime.

Procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026 dhe po vazhdon ende për vendvotimet e tjera, për të cilat KQZ ka marrë vendim të veçantë.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas Komisionit, nga fillimi i procesit më 13 janar në orën 18:00 dhe deri më 26 janar në orën 16:00, është përfunduar rinumërimi i shumicës së vendvotimeve, ndërsa puna pritet të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë të procesit.

KQZ ka theksuar se rinumërimi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me procedurat ligjore, me qëllim garantimin e saktësisë së rezultateve përfundimtare.

Burimi: KQZ.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments