Monday, April 20, 2026
HomeEkonomiBiznesAlbert Shabani punësohet nga ish-kandidati i PDK-së, anulon largimin drejt Gjermanisë

Albert Shabani punësohet nga ish-kandidati i PDK-së, anulon largimin drejt Gjermanisë

Albert Shabani, i cili së fundmi ishte bërë lajm për largimin e tij të paralajmëruar drejt Gjermanisë në kërkim të një jete më të mirë, duket se do të qëndrojë në Kosovë.

Qenrim Kryeziu, ish-kandidat i PDK-së për deputet, ka njoftuar se e ka pritur Shabanin në zyrën e tij dhe se i ka siguruar një vend pune në kompaninë që drejton.

Sipas Kryeziut, që nga 7 marsi, Albert Shabani do të jetë pjesë e kompanisë ISP – Broadcast.

Në postimin e tij publik, Kryeziu ka theksuar se Shabani njihet si një nga mbështetësit më aktivë të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por se bindjet politike nuk duhet të jenë pengesë për punësim dhe jetë dinjitoze.

“Albert Shabani dhe të tjerë si ai kanë të drejtë t’i ruajnë bindjet dhe preferencat e tyre politike pa asnjë presion, si qytetarë të lirë të këtij vendi”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shtoi se qëllimi kryesor ishte ta bindte Shabanin të mos e ndërmarrë hapin e largimit nga Kosova, duke e cilësuar zbrazjen e vendit nga të rinjtë si një nga rreziqet më të mëdha për shtetin.

“Kosova është mbi partitë. Asgjë nuk e dëmton më shumë shtetin tonë sesa ikja e rinisë drejt vendeve perëndimore”, theksoi Kryeziu.

Sipas tij, angazhimi për të mbajtur të rinjtë në vend është një detyrë patriotike dhe një përgjegjësi për të ardhmen e gjeneratave të reja.

Burimi: Postim publik i Qenrim Kryeziut në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments