Wednesday, September 30, 2026
HomeKronike e zezeNjë person gjendet pa shenja jete në veturë në Veternik, policia nis...

Një person gjendet pa shenja jete në veturë në Veternik, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në një automjet në zonën e Veternikut, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës.

Sipas Policisë, rreth orës 15:00 është raportuar se një person gjendej pa shenja jete brenda një veture. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull, në vendin e ngjarjes.

“Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga burime mediale, dyshohet se rasti mund të lidhet me vetëlëndim, megjithatë autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të procedurave hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments