Friday, June 19, 2026
HomeLajmeGjendet pas 10 ditësh kërkimesh 24-vjeçari nga Kosova i zhdukur në Londër

Gjendet pas 10 ditësh kërkimesh 24-vjeçari nga Kosova i zhdukur në Londër

Një lajm i gëzueshëm ka mbërritur sot për familjen e 24-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Veton Canolli, i cili ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në Londër.

Vëllai i tij ka konfirmuar për redaksinë e JOQ Albania se Vetoni është gjetur dhe aktualisht ndodhet në një kamp në territorin e Anglisë. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth mënyrës dhe rrethanave të gjetjes, por lajmi ka sjellë një frymëmarrje lehtësimi për familjarët dhe miqtë e tij, të cilët ditët e fundit kanë përjetuar ankth dhe pasiguri për fatin e tij.

Sipas të afërmve, Canolli kishte humbur çdo kontakt me familjen që prej 10 ditësh. Ai punonte në ndërtim në zonën e Seven Kings, në Londër. Apeli për ndihmë, i bërë publik një ditë më parë, u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale dhe media, duke mobilizuar komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar për ta gjetur.

Ky zhvillim pozitiv mbyll një periudhë të vështirë për familjen Canolli, e cila falë bashkëpunimit dhe solidaritetit të bashkëatdhetarëve, sot mund të marrë frymë e qetë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments