Sunday, June 21, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimRamiz Lladrovci prezanton “Dada Razën e vërtetë” në Drenas

Ramiz Lladrovci prezanton “Dada Razën e vërtetë” në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj një deklarate që, sipas tij, është bërë nga disa anëtarë të kryesisë së PDK-së, ku thuhej se “në Drenas, me logon e PDK-së fiton edhe Dada Razë”.

Në një fjalim para qytetarëve, Lladrovci e quajti këtë shprehje fyese dhe nënçmuese për banorët e Drenasit.

“Ka njerëz të kryesisë së PDK-së që kanë thënë se në Drenas me logon e PDK-së edhe Dadën Razë po ta vendosin fiton. Qytetarët e kanë kuptuar këtë si ofendim dhe poshtërim. Kjo nënkupton se edhe një qen po ta vendosin me logon e PDK-së, do të fitonte. Qytetari i Drenasit është besnik ndaj PDK-së, por kur ndjehet i ofenduar, din edhe të reagojë ndryshe,” tha Lladrovci.

Në vazhdim të fushatës, ai prezantoi para publikut edhe një figurë simbolike, duke e quajtur atë “Dada Raze e vërtetë”, e cila, sipas tij, ishte pjesë e mbështetjes së tij.

“Kjo është Dada Raze e vërtetë, por dhe kjo është me ne,” u shpreh Lladrovci, duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments