Saturday, April 18, 2026
HomeKronike e zezeTragjedi në Gjermani: Vritet një 28-vjeçare shqiptare

Tragjedi në Gjermani: Vritet një 28-vjeçare shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë shqiptare, vetëm 28 vjeç, është gjetur e vrarë. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Mediat gjermane raportojnë se viktima dyshohet të jetë dhunuar përpara se të vritej, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një person si të dyshuar për këtë krim të rëndë. Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi motivin e vrasjes.

Familjarët dhe miqtë e saj janë të shokuar dhe kërkojnë drejtësi për humbjen tragjike.

Ngjarja ka ngjallur zemërim dhe pikëllim në komunitetin shqiptar, ndërsa kërkohet që autoritetet gjermane të hetojnë me përparësi rastin dhe të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti të tmerrshëm

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments