Tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit kanë sjellë tronditje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës dhe duke prekur drejtpërdrejt edhe konsumatorët në Kosovë.
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, me përplasjet gjithnjë e më të ashpra mes dy fuqive rajonale, ka shtuar shqetësimet për një krizë të mundshme të furnizimit me naftë. Një prej faktorëve kryesorë është pozita gjeostrategjike e Iranit, i cili kontrollon ngushticën e Hormuzit – rrugën kyçe për eksportin e rreth 20% të naftës globale. Çdo pengesë apo bllokadë në këtë zonë shkakton menjëherë reagim në bursat e naftës.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, thekson se ndikimi i kësaj situate është i drejtpërdrejtë edhe për tregun kosovar, pavarësisht faktit se Kosova nuk ka prodhim të brendshëm të naftës.
“Rritja e çmimeve është reflektim i frikës nga një mungesë furnizimi. Tregjet janë të ndjeshme ndaj çdo lëvizjeje në Lindjen e Mesme, dhe Kosova, si importuese pothuajse e plotë e karburanteve, ndikohet menjëherë,” shpjegon ai.
Aktualisht, çmimet e derivateve në vend kanë pësuar luhatje të lehta, por të ndjeshme për konsumatorin:

Kjo situatë dëshmon sa i ndjeshëm është tregu energjetik global ndaj zhvillimeve politike. Kosova, si një vend i varur nga importi, duhet të mendojë për politika afatgjata energjetike, përfshirë krijimin e rezervave strategjike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit.
