Saturday, June 20, 2026
HomeKronike e zezeGjendet i masakruar trupi i një 19-vjeçareje, yll i TikTok-ut

Gjendet i masakruar trupi i një 19-vjeçareje, yll i TikTok-ut

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët në Peru, pasi autoritetet konfirmuan se trupi i pajetë i një vajze 19-vjeçare, Fabiola Alejandra Caicedo Piña, është gjetur pranë një impianti të trajtimit të ujit në kryeqytetin Lima. E reja, e njohur për videot e saj në TikTok, ishte raportuar e humbur që në fillim të qershorit.

Punonjës të impiantit “La Atarjea” zbuluan më 9 qershor disa pjesë të trupit të saj, të futura në qese plastike dhe të braktisura afër objektit gjatë një kontrolli rutinë. Identifikimi u bë falë tatuazheve të veçanta që kishte në trup, përfshirë një frazë në krah: “Love me for who I am” dhe një emër të gdhendur në trup: “Paula Sophia”.

Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të jetë vrarë përpara se të copëtohej. Disa dëshmi tregojnë për gjurmë të mundshme torture. Pjesë të tjera të trupit u zbuluan më 15 qershor, ndërsa më 19 qershor policia raportoi se disa pjesë ende mungojnë.

Familja e saj dhe publiku kanë kërkuar drejtësi, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments