Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të largoheni nga zhurma e qytetit dhe të filloni nga e para në një vend të qetë e piktoresk, Irlanda mund t’ju bëjë ofertën më të mirë deri tani. Programi “Our Living Islands”, i lansuar në vitin 2023, u ofron individëve një grant prej rreth 90,000 dollarësh për të jetuar në ishuj të largët dhe të qetë, të ndarë nga baticat dhe me popullsi të përhershme.
Qëllimi i këtij programi ambicioz është të ringjallë komunitetet ishullore që vitet e fundit janë përballur me braktisje masive dhe plakje të popullsisë. Përmes këtij fondi, autoritetet irlandeze synojnë të inkurajojnë të rinjtë dhe familjet e reja të zhvendosen, të jetojnë, të punojnë dhe të rrisin fëmijët në këto ishuj të bukur, duke i dhënë jetë sërish këtyre zonave të izoluara.
Grantet duhet të përdoren për të rinovuar shtëpi të braktisura, të ndërtuara para vitit 1993. Megjithatë, programi ka një kusht të qartë: aplikantët duhet të jenë rezidentë të ligjshëm në Irlandë, gjë që e bën këtë mundësi të paarritshme për shumicën e të huajve.
Megjithatë, për ata që tashmë jetojnë në Irlandë ose planifikojnë të marrin rezidencën, kjo mundësi shihet si një shans i rrallë për të ndërtuar një jetë të re, larg stresit urban, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e traditës dhe komuniteteve lokale.
