Një lajm që ka tronditur opinionin publik vjen nga Tel Avivi: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, kanë konfirmuar zyrtarisht burime nga zyra e tij.
Sipas deklaratës zyrtare, Netanyahu, i cili është 75 vjeç, po merr trajtim për një inflamacion të zorrëve dhe dehidratim, pasi u ndje keq gjatë natës.
Mjekët kanë nisur trajtimin intravenoz dhe për momentin gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Kryeministri izraelit do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme, deri në përmirësimin e plotë të gjendjes.
Zyra e tij nuk ka dhënë detaje shtesë mbi rrethanat e mundshme të helmimit, ndërsa lajmi ka ngjallur shqetësim dhe spekulime në median ndërkombëtare.
