Tuesday, August 4, 2026
HomeLajmeTragjedi në Klinë: Një Person Gjetet i Pajetë, Shkaqet Ende të Paqarta

Tragjedi në Klinë: Një Person Gjetet i Pajetë, Shkaqet Ende të Paqarta

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel qytetin e Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se fillimisht autoritetet janë njoftuar për një zjarr në atë zonë.

“Në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur një person të shtrirë në tokë, me lëndime trupore,” deklaroi Gashi.

Sipas tij, viktima është dërguar fillimisht në qendrën e mjekësisë familjare dhe më pas është transferuar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Aktualisht nuk dihet nëse humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e zjarrit, apo nga ndonjë shkak tjetër. Njësitet kompetente të Policisë janë duke hetuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të mistershme që ka alarmuar banorët e zonës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments