Një aksident trafiku është regjistruar sot pasdite në lagjen Vranjevc, përballë ETC-së, në Prishtinë. Pamjet e publikuara nga qytetarët tregojnë një skenë kaotike, ku shihen kolona të gjata veturash dhe prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës në vendngjarje.
Sipas informacioneve fillestare, nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, por burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vetëm pak minuta pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe një autoambulancë për të ofruar ndihmën e parë për të përfshirët në aksident.
Qarkullimi në këtë zonë ka qenë i vështirësuar për disa minuta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit. Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, sidomos gjatë orëve të pikut kur qarkullimi është më i dendur.
