Friday, June 19, 2026
HomePolitikTahiri: Kushtetuesja i dha të drejtë PDK-së – Vetëvendosje bllokoi Kuvendin me...

Tahiri: Kushtetuesja i dha të drejtë PDK-së – Vetëvendosje bllokoi Kuvendin me qëllim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar menjëherë pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky vendim është një “vulë zyrtare” mbi atë që PDK e ka theksuar që nga fillimi: se Lëvizja Vetëvendosje ka bllokuar qëllimisht punën e Kuvendit për muaj të tërë.

Në një deklaratë për media, Tahiri theksoi se PDK-ja ka qëndruar e tërhequr nga votimet, duke u bazuar në leximin e drejtë të situatës dhe të vendimeve paraprake të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e kemi ditur që ajo që po ndodhte në Kuvend ishte në kundërshtim me Kushtetutën,” – deklaroi Tahiri. Ai shtoi se vendimi i fundit e konfirmon plotësisht bindjen dhe qëndrimin e PDK-së gjatë kësaj periudhe.

Ky vendim i Kushtetueses pritet të ndikojë në rikonfigurimin e dinamikës parlamentare në ditët në vijim dhe të shtojë presion mbi mazhorancën për sjellje më transparente dhe kushtetuese në menaxhimin e punës së Kuvendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments