Kohët e fundit në rrjetet sociale janë shpërndarë dezinformata se bregdeti shqiptar po përjeton një rënie të ndjeshme të numrit të turistëve. Por një video e re nga Shengjini tregon një realitet krejtësisht ndryshe. Pamjet e regjistruara tregojnë një fluks të jashtëzakonshëm pushuesish, ku çdo cep i plazhit është i mbushur me njerëz.
Në këtë qytet bregdetar, turizmi ka arritur kulmin. Pushues nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj kanë zgjedhur Shengjinin për të kaluar ditët e nxehta të verës. Sipas pamjeve, çdo hotel dhe apartament është i zënë, duke e bërë të pamundur gjetjen e një akomodimi të lirë.
Kjo situatë është një kundërpërgjigje e fortë ndaj thashethemeve për “mungesë turistësh” në bregdetin shqiptar. Përkundrazi, Shengjini po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar popullaritetin e tij si një nga destinacionet më të kërkuara të verës.
Pamjet e plazhit të mbushur me çadra shumëngjyrëshe dhe pushues të shumtë janë dëshmi se turizmi shqiptar jo vetëm që po vazhdon, por po lulëzon.
