Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), pas mosshpërndarjes së pagave për 700 punonjës. Në një postim publik, ai ka shkruar:
“Pirolla të qoftë Albin Kurti!
Unë jo dy, por 200 vjet me pas mundësi nuk ja u kisha pagu pagat 700 punëtorëve të RTK, të cilët prapa cilësimeve bukolike ‘punojmë për nder e jo për paga’ fshehin paaftësinë e tyre për të dalur kundër një menaxhmenti që i fyen e poshtron si:
– Drejtori Rilind Gërvalla, që kur punëtorët nuk kanë marrë pagë nuk e qan dertin e tyre, por të tij, duke u ankuar se dikush nga ta po e ‘shan’ në portale, i frustruar që partia që e ka emëruar aty nuk e ‘format’ as sa një përkthyes të dikurshëm të lajmeve ndërkombëtare, e më e keqja as nuk guxon të ankohet
– Kasetmbledhësi, i emëruar Drejtor i Përkohshëm i TV, Hysen Hundozi i cili që 2 javë ka folur për kodra e brigje veç për stafin e tij, jo dhe në vend punëtorëve, i jep llogari Rilindit e Hekuranit
– Shefi i Sindikatës së Turizmit në Spille e tutje, Fadil Hoxha, i cili jo për ta, por që në dy javët e fundit e ka ngritë zërin veç për ‘padrejtësitë’ që sipas tij i janë bërë emisionit ‘Jeta në Kosovë’
Centin nuk ja u kisha dhënë bash si Hekuran Murati e Albin Kurti, derisa rrini të heshtur nën thundrrën e matrapazëve që lepijnë akulloren e këtij pushteti!”
Ky reagim i drejtpërdrejtë dhe i pa kursyer ka ngjallur debat në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes krizën e pagave dhe përplasjet e brendshme në RTK.
Deklarata e Astrit Gashit është një goditje e hapur ndaj qeverisë dhe menaxhmentit të RTK-së, duke akuzuar për paaftësi, mungesë përgjegjësie dhe lidhje të ngushta politike. Ky reagim e kthen debatin nga një problem financiar në një çështje të besueshmërisë dhe pavarësisë së transmetuesit publik.
