Friday, June 19, 2026
HomeKombetareRaporti i progresit i BE-së për Kosovën sjell befasi: asnjë kthim prapa,...

Raporti i progresit i BE-së për Kosovën sjell befasi: asnjë kthim prapa, përparim në 35 fusha

Prishtinë, 4 nëntor 2025 – Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian, duke theksuar se vlerësimi për Kosovën këtë vit ka qenë ndër më pozitivët e deritanishëm.

Sipas tij, pavarësisht se Qeveria ka qenë në detyrë që nga muaji mars, raporti konstaton se janë kryer me sukses shumica e detyrave shtetërore në kuadër të agjendës së integrimit evropian.

“Në raport konstatohet se nuk ka pasur kthim mbrapa në asnjë fushë. Ka progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në 3 fusha. Brenda këtyre 38 fushave, në 6 kemi kaluar nga një fazë në tjetrën,” – ka deklaruar Kurti.

Fushat ku është vërejtur avancim konkret përfshijnë funksionimin e sistemit gjyqësor, kapacitetin konkurrues të tregut, politikat sociale dhe të punësimit, transportin, sigurinë ushqimore e veterinare, si dhe marrëdhëniet e jashtme.

Kryeministri nënvizoi se raporti vlerëson përkushtimin institucional dhe mbështetjen e gjerë publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë kritikat e brendshme për mungesë progresi.

Në fund, ai falënderoi Komisionin Evropian, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe ambasadorin Tomas Szunyog për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke e cilësuar integrimin evropian si prioritet strategjik dhe vleror të Republikës së Kosovës.

“Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë kombëtar dhe vizioni i së ardhmes për qytetarët tanë,” – përfundoi Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments