Friday, April 17, 2026
HomePolitikPDK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për mos-përsëritjen e votimit në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për mos-përsëritjen e votimit në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot përmes postës zyrtare ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën e kësaj partie për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.

Sipas PDK-së, vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në disa qendra votimi në këtë komunë. Partia thekson se provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është deformuar.

Me ankesën e dorëzuar në Gjykatën Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që, siç thotë partia, do të garantojë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.

Në njoftimin e saj, PDK thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend.

“Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve. Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet”, thuhet në reagimin e partisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments