Këngëtarja dhe ish-banoria e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka reaguar pas hyrjes së Eduart Kuçit (Edit) në edicionin e ri të BBVK. Dyshja u përfolën më herët për një lidhje të mundshme, pas disa postimeve të dyshuara që ngjallën zëra në rrjete sociale.
Sot, Anisa ka zgjedhur t’i urojë suksese Edit publikisht, duke shkruar: “Suksese my bestie”, një mesazh që tregon se raporti mes tyre është miqësor dhe i ngushtë – duke shuar kështu zërat rreth një romance.
Reagimi i saj ka marrë vëmendjen e fansave, sidomos atyre që kishin spekuluar për marrëdhënien e tyre gjatë periudhës kur Anisa ishte pjesë e shtëpisë së famshme. Me këtë mesazh publik, ajo ka bërë të qartë se mes tyre mbizotëron miqësia dhe mbështetja.

