Monday, August 3, 2026
HomeLajmeIncident mes të miturve në Prizren: 14-vjeçarja përfundon në spital pasi u...

Incident mes të miturve në Prizren: 14-vjeçarja përfundon në spital pasi u plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një shkollë fillore të Prizrenit, ku një mosmarrëveshje mes dy nxënësve të mitur ka eskaluar në përdorimin e armës së ftohtë.

Sipas policisë rajonale, dy fëmijë – një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar – janë përfshirë në një konflikt brenda ambientit shkollor, ku i mituri dyshohet se ka përdorur një mjet të mprehtë duke e plagosur vajzën. Ajo është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për media se i dyshuari është shoqëruar nga familjarët në stacionin policor, ku me rastin po merren hetuesit e delikuencës së të miturve.

“Rasti është raportuar rreth orës 12:55. Gjatë një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve, njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me mjet të mprehtë. Viktima është transportuar në spital për trajtim, ndërsa i dyshuari është dorëzuar në polici. Hetimet janë duke vazhduar,” deklaroi Bytyqi.

Të dy fëmijët janë nxënës të së njëjtës shkollë. Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në incident dhe masat që do të ndërmerren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments