Friday, June 19, 2026
HomeLajmeCufaj: Autogoli historik i Kurtit, diaspora mund t’i ndryshojë llogaritë e 28...

Cufaj: Autogoli historik i Kurtit, diaspora mund t’i ndryshojë llogaritë e 28 dhjetorit

Vendimi i Albin Kurtit për të caktuar zgjedhjet më 28 dhjetor duket se po kthehet në një autogol të paparashikuar. Qëllimi i tij ishte që diaspora të siguronte një fitore tjetër për VV-në, duke shfrytëzuar prezencën e kosovarëve jashtë vendit në periudhën e fundvitit.

Por kjo llogari mund të dështojë. Pikërisht në këtë periudhë, shumë nga ata që tradicionalisht mbështesin trashëgimtarët e Rugovës, strukturat e Thaçit dhe Haradinajt, do të jenë fizikisht në Kosovë. Diaspora ka shansin më të madh pas luftës që të mobilizohet dhe të votojë fuqishëm, duke ndryshuar ndjeshëm balancën e votave. Vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri jetojnë rreth 1 milion kosovarë – shumë më tepër se 35,000 votat që Kurti i kishte llogaritur si të garantuara.

Kur Kurti e trajton kalendarin zgjedhor si një Excel personal, rrezikon të harrojë një të vërtetë të thjeshtë: populli nuk është një tabelë e Excel-it, por ndodhet në kutitë e votimit. Më 28 dhjetor, strategjia e tij mund të kthehet në një autogol historik, që do të jetë vendimtare për rezultatin final.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments