Thursday, April 23, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimEkzekutohet shtesa prej 100 eurosh për mijëra qytetarë, ja kush përfiton

Ekzekutohet shtesa prej 100 eurosh për mijëra qytetarë, ja kush përfiton

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh, e paralajmëruar javën e kaluar nga Kryeministri Albin Kurti. Sipas Muratit, mjetet financiare janë transferuar dhe përfituesit pritet t’i pranojnë ato gjatë orëve në vijim, varësisht nga banka ku posedojnë llogaritë e tyre.

Kjo mbështetje financiare përfshin fëmijët e moshës 0 deri në 16 vjeç, përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të kufizuara, si dhe përfituesit e skemave të tjera sociale, sipas kritereve të përcaktuara me vendim qeveritar.

Qeveria ka theksuar se kjo masë ka për qëllim lehtësimin e barrës financiare për qytetarët dhe familjet, veçanërisht në prag të festave të Vitit të Ri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments